Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që ka ndodhur me dtën 18.04.2023, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.