Bisedimet Ukrainë-Rusi| Sot u mbajt një video-telefonatë 90 minutëshe

Ditën e sotme janë zhvilluar negociata midis delegacionit ukrainas dhe atij rus. Bisedimet kanë zgjatur një orë e gjysmë dhe tani po vazhdojnë në formatin e grupeve të punës.

“Takimi zgjati nga ora 10:30 deri në orën 12:00, me delegacionet zyrtare, pastaj erdhën përsëri grupet e punës. Sot do të punojmë gjithë ditën”, tha anëtari i delegacionit ukrainas, David Arahamiya, i cituar nga agjencia e lajmeve UNIAN.

”Dy vendet duan të fillojnë bisedimet”, tha mëngjesin e sotëm këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak. “Grupet e punës së të dyja palëve kanë punuar intensivisht kohët e fundit”, u shpreh ai.

Bisedimet e fundit Ukrainë-Rusi u mbajtën të hënën e kaluar. Podoliak u shpreh se beson se Moska po bëhej “më e arsyeshme” dhe “më realiste” në kërkesat e saj, por nuk dha detaje të tjera.