Kërkojnë që me Serbinë t’i bashkojë FAJI

Shkruan Kimete Berisha

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me paramilitarët e tyre, nuk e kanë problem që kanë FAJ për tensionimin e situatës në Veri.

Ata duan që edhe Serbia të ketë faj.

– Duan të bashkohen me Serbinë në FAJ.

Por, Veriu i Kosovës është i Kosovës, prandaj perëndimi nuk po kërkon nga Serbia të ndërhyjë për shtensionimin e situatës në Veri.

Por po kërkon nga Kosova të qetësojë situatën, sepse për perendimin Veriu i Kosovës është i Kosovës, që do të thotë Kosova pyetet për Veriun e Kosovës dhe përgjigjet për të: ‘si për mirë’, si ‘për keq’!

E, Qeveria e Kosovës po kërkon nga Serbia që ta qetësojë situatën në Veriun e Kosovës, që do të thotë…ishalla kaq punë e dini çka do të thotë.

Një qeveri e Kosovës që kërkon nga Serbia t’ia qetësojë situatën në vend, është antikombëtare, është e lajthitur, i konsideron bandat serbe si shtet në vete dhe si partner në negociata!

Është njësoj sikur për shqiptarët e Luginës, Serbia të fajësonte Kosovën ose të kërkonte nga Shqipëria t’i qetësonte shqiptarët që i ka shqetësuar vet Serbia.

E, si Glauk Konjufca nuk kam parë as s’kam dëgjuar.
Një analfabet në politikë, i cekëy dhe monoton, i dashuruar aq shumë në Liderin sa që e ‘shtramon’ zërin e flet si Albin Kurti,
me cinizëm të huazuar nga Lideri, me ateizëm të trashëguar nga baba,
me komunizëm të mësuar në seanca të Lëvizjes….
një ateist që sillet si ekstremist fetar – një hibrid i tmerrshëm!

Glauk Konjufca tha se kanë kaluar sfida edhe më të mëdha se sa sanksionet e BE-së dhe se do ta bindin BE-në se është e padrejtë.

– E padrejtë BE që Veriun e Kosovës e konsideron pjesë të Kosovës dhe prandaj kërkon nga qeveria e Kosovës t’i zgjjdh problemet që i ka shkaktuar vet!

– Po çfarë sfida keni kaluar ju që krejt pērvoja juaj e punës është mbledhja e gurëve dhe sulmi me gurë e me granata ndaj Institucioneve të Kosovës.

Sfida më e madhe e Glaukut është të vjedh humor, të mësojë përmendësh shtosa me Hasa-Hysën e t’i prezantojë në Kuvend si xhevahirë të tij të humorit…
që të duket djalë zbavitës..

Dhe, po, mos me ngatërru numrin e Palettes – futë.

Lyhen, ngjyhen, punēsojnë kusherinjë e dashnore, e vjedhin buxhetin e Kosovës, luajnë tezesh me shtetin dhe…(e përsëris): i paguajnë me
paga paramilitarët serbë të ‘Mbrojtjes civile’ si mercenarë për ta sulmuar KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Amerika – naive!
Evropa – e padrejtë!
Shqipëria – e poshtër!
Të dalldisur që ta pushtojnē botën.

Albin Kurti e ka izoluar Kosovën.
Por sanksionet e BE-sē nuk mjaftojnë.

Sansksionet janë të përkohshme por budallallëku i tij është i përhershëm.

Albin Kurtit duhet t’i merret nga Amerika dhe BE-ja ajo që e ka (ajo që ia kanë dhënë) e jo t’i ndalohen ndihmat e të ardhmes, nuk e frikëson se do t’ia marrësh fondet që nuk i ka.

Por e dridh nëse ia merr ato që ia ke dhënë!

Për shembull, (mo’ Zot), të tërhiqet KFOR-i.
Lëreni vetëm për t’ia parë shurrën n’tlina.

Ky është ai që pas masakrës së Jasharve, si viç, para mediave të botës ka thënë se ‘është kundër luftës dhe se për jetë e mot nuk do të merrte armë në dorë’
(shikojeni videon, dëgjojini e lexojini faktet).

Familja Jasharaj, e para, duhet t’ia mbyllin derën!
Familjet e dëshmorëve, të gjitha pa përjashtim, duhet t’ia mbyllin derën.
Dhe ta ndëshkojnë që po i përdorë varret e tyre, të vdekurit e tyre për të mbajtur gjallë qeverinë e tij.

P.S. Dje, në një ‘vend’ e ndeza një qiri.
Nuk dukej drita e qiriut prej rrezes së diellit.

M’u ka tesh shpirti…pa menduar, pa qëllime të këqija, pa u frikësuar, nga fundi i barkur iu drejtova Zotit me këtë lutje që më çuditi edhe mua:
– Të lutem, o Zot, kthema besimin tek Ti!

Dhe, sipas mundësisë, kthema shpresën…

E gjithë kjo pabarazi.
E gjithë kjo padrejtësi.
I gjithë ky trishtim!

– A thua a është çdo gjë e shkruar?!