Kërquki: Naser Ramadani po kërkon shtyerjen e zgjedhjeve për të ruajtuar pozitën që ka

Gazetari Leonad Kërquki ka thënë se kryetari i IKSHPK’së Naser Ramadani po kërkon shtyerjen e zgjedhjeve për të ruajtuar pozitën që ka.

Kërquki ka thënë se me rekomandimin e Ramadanit drejtuar presidentes për shtyerjen e zgjedhjeve po propozon edhe supendim të përgjithshëm të demokracisë.

Ky është shkrimi i plotë:

Naser Ramadani, per ta shpetuar poziten qe mban, jo qe rekomandon shtyrje te zgjedhjeve, por propozon edhe suspendim te pergjjthshem te demokracise – ose qysh thone keta te Nismes “demokraCIJES”
Mos te harrojme, kur u shkarkua Qeveria Kurti 1, Naski pat rekomanduar mbledhjen e Kuvendit; duke nuhatur se keshtu donin te fortit e atij momenti.
Tash, Naski normal qe propozon shtyrje te zgjedhjeve, meqenese kete po e kerkon pushteti aktual.
Respekt per IKSHP’ne dhe gjithe laboratoret tjere te analizave.