​Haradinaj: Përjetë i jemi mirënjohës SHBA-ve dhe NATO-s

Nesër bëhen 20-vjet nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar ushtarët e rënë të KFOR-it që kanë qenë me shërbim në Kosovë pranë pllakës memorialë në sheshin “Nënë Tereza” si dhe ushtarët britanikë në pllakën në sheshin “Edit Durham”.Haradinaj deklaroi se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse SHBA-ve dhe NATO-s.

“E kam për nderë që në emër të qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës të nderojë sot te lapidari ku kujtohen të gjithë ata qe kanë shërbyer në Kosovë, ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s, por edhe këtu te lapidari i ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar. Nderim i përjetshëm për të gjithë që ndihmuan lirinë tonë dhe paqen tonë. Populli i Kosovës, NATO-s, e prirë nga Amerika i është përjetë mirënjohës, nuk ka mik më të mirë që gjendet ne ditë të vështira”, deklaroi Haradinaj./KosovaPress/