Rama: Meta është armik i Kushtetutës së Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në adresimin e tij në Kuvend, deklaroi se Presidentit Ilir Meta ka bërë shkelje kushtetuese.

Për dekretet e këtij të fundit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale, Rama tha se Meta nxiti përhapjen e dhunës dhe vandalitetit.

“Ilir Meta sot është armiku i hapur i Kushtetutës së Shqipërisë”.

Rama tha se përmes rrugëve ligjore do ta shkarkojnë Ilir Metën, përderisa u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Në këtë pikë graviteti i parimeve themelore të Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë natyrshëm në vendim dhe veprim, pavarësisht çdo interesi politik në mandat”.

Në përfundimin e fjalimit, Rama pati edhe një porosi për Metën.

“I bëj thirrje Ilir Metës, të reflektojë dhe ta grumbullojë veten e shpërndarë e ta mbledh brenda kornizës së përgjegjësisë institucionale”.