Proteston Sindikata e KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka protestuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te Qeveria e Kosovës.

Sindikalistët kanë protestuar fillimisht para objektit të KEK-ut në heshtje përmes pankartave me mbishkrime si “Nuk lejomë të shitemi tutje”, “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes pse nuk jemi aty”, “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, “Kryeministër ndalo padrejtësitë ndaj punëtorëve të shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut”, raporton EO.

Marshimi ka nisur me fishkëllima e me thirrje “hajnat, hajnat…”.