Këshilltari i Thaçit: I riu nga Gjilani vdiq në duart e shtetit, ashtu si Astrit Dehari

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se i riu nga Gjilani ka vdekur në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Behramaj e ka krahasuar rastin e Astrit Deharit me vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje asokohe kërkonte çdo ditë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Për rastin tragjik të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishin suspenduar katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe Drejtorin e Burgut. Lëvizja Vetëvendosje asokohe çdo ditë e kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.

Edhe i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria duhet të japë përgjegjësi për neglizhencën e saj dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, ndonëse janë vetëm ministra në detyrë, me mëngjes duhet t’u hiqen edhe këto detyra./Fokusi.info/