Këshilltari i Thaçit ia kthen Carl Bildit: Veç ti do të ishe zgjidhje më e keqe

0
316

Kanë vazhduar reagimet në Twitter, pas një deklarate që ka bërë ish-ministri i Suedisë, Carl Bild, ku ka akuzuar indirekt presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se me mospranimin e Lajçakut, po ia kthen shpinën Evropës, duke u frymëzuar nga administrata Trump.

Artan Behrami, këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Kosova nuk ka nevojë për emërime, të cilat e qetësojnë Serbinë dhe e poshtërojnë Kosovën.

“Sinqerisht, vetëm emërimi i juaj mund të ishte më i keq se Lajçak. Të qetësosh Serbinë dhe ta bësh Rusinë të lumtur nuk është qëllimi ynë. Ne thjesht po kërkojmë dikë të paanshëm si ndërmjetës”, ka shkruar Behrami.