Këshilltari i Thaçit për skenarin e Veton Surroit: Dy qeveri në një shtet funksionojnë vetëm në Venezuelë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se se logjika e Veton Surroit që mund të aplikohet koncepti i dy qeverive në Kosovë nuk mund të funksionon, transmeton Fokusi.info.

Behrami ka shkruar se skenari që po mundohet ta jetëson në Kosovë Veton Surroi, është i ngjashëm me planin e Maduros që jashtëligjshëm ta mban pushtetin me dhunë.

Ai tha se ky plan gjen zbatim vetëm në Venezuelë.

Postim i plotë:

Veton Surroi, me traditën e tij të përfaqësimit të lidhjes së Shteteve të të Painkuadruarve në Amerikën Latine, mendon që në shekullin 21, në zemër të Evropës, në Kosovë mund të aplikohet koncepti i dy qeverive në një shtet.

Skenari i Surroit për jetësimin e planit të Maduros për të mbajtur jashtëligjshëm pushtetin me dhunë, mund të funksionojë vetëm në Venezuelë!.