Këshilltarja e Kurtit ia dorëzon Klinakut ftesën për takim, po shqyrtohet nga organet e OVL-së

Njëra nga këshilltaret e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia ka dorëzuar ftesën për dialog ushtruesit të detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Gjatë pranimit të ftesës, Klinaku tha se ftesën do ta shqyrtojnë në organet drejtuese.

“Ne do ta shqyrtojmë ftesën në organet drejtuese. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog”, është shprehur Klinaku, njofton Klankosova.tv.

Momentalisht ftesa për takim është duke u shqyrtuar nga organet drejtuese të OVL-së së UÇK-së.