Serbia do 48 orë për t’iu përgjigjur kërkesës perëndimore për sanksione kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar 48 orë kohë që të japë qëndrimin e shtetit që udhëheq rreth sanksioneve kundër Rusisë.

Vuçiq nga Madridi ka treguar se ka pranuar kërkesë nga shtetet perëndimore për t’iu bashkuar atyre në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan “B92”, transmeton Klankosova.tv.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministren [Ana Bërnabiq]. Qeveria po vendos për këtë, por tani është në një mandat teknik. Për të mos kërkuar justifikime në teknologji, do të dalim me një përgjigje të plotë ndaj krizës në 48 orët e ardhshme. Nesër [e enjte] do të kem takim me përfaqësuesit e pesë shteteve më të zhvilluara të botës – Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Francës e Italisë dhe BE-së”.

“Pas kësaj ose jo më vonë se 24 orë, do të dalim me qëndrimin tonë për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq.