Këta dy deputetë të Vetëvendosjes do të udhëheqin seancën e sotme

Kanë kaluar më shumë se 80 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, dhe sot më në fund do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë.

Derisa në këtë seancë do të konstituohen të gjitha organet e Kuvendit të Kosovës, pra në situatën kur ende nuk kemi asnje organ të zgjedhur prapë se prapë seancë duhet të udhëhiqet nga dikush.

Kjo gjë përcaktohet me Rregullore të Kuvendit të Kosovës.

Jahja Koka dhe Fjolla Ujkani do të jeën dy deputetët që do të drejtojnë seancën konstituive.

Pra sipas rregullores është deputeti më i vjetër i legjislaturës që do të drejtojë seancën konstituive I ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Seanca konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet sot, në orën ‪15:00.