Një avokate e re i bashkohet ekipit të Kadri Veselit në Hagë

Që prej fillimit të dhjetorit, mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë ishte me një avokat më pak.

Njëri prej avokatëve më të mirë të këtij ekipi, Andreë Strong, vdiq papritmas në Hagë, përveç të tjerash, duke lënë zbrazëti të madhe në ekipin për mbrojtjen e Veselit.

E tashmë mbrojtësve të ish-kryetarit të Kuvendit i është bashkuar edhe një e tillë.

Bëhet fjalë për avokatën Kerrie Ann Roëan, e cila që nga 3 janari është pjesë e ekipit të Veselit që drejtohet nga avokati britanik, Ben Emmerson.