Këta janë 3 personat që u vranë sot në Prishtinë

Policia e Kosovës dha detaje shtesë lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë janë përgjigjur.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që të dalin në vendngjarje. Nga informacionet e para bëhej fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, renë dhe më pas veten”, tha Kelani.

Kelani shtoi se personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka kryer krimin është i lindur në vitin 1958, gruaja e tij e lindur në vitin 1959 ndërsa reja e lindur në vitin 1991

Fokusi.info mëson emrat e të vrarëve. Ata janë Hasan Krasniqi -1958, Hysnije Krasniqi -1959 dhe Remzije Krasniqi -1991./Fokusi.info/