Këta janë dy policët që u suspenduan për arrestimin e kameramanit Albion Selitaj

Policia e Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë të saj për shkak të arrestimit të kameramanit Albion Selitaj gjatë përcjelljes së një ngjarjeje.

Ata janë suspenduar për 72 orë nga drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com merr vesh se për këtë rast janë suspenduar rreshteri Reshat Balaj dhe zyrtari policor, Driton Fondaj.

Dy policët e suspenduar janë zyrtarë në Stacionin Policor në Suharekë.

https://www.fokusi.info/arrestimi-i-kameramanit-svecla-i-kerkoi-ipk-se-nisjen-e-hetimeve/lajme/