Po raportonte për personat e mbetur nën rrënoja, gazetarja shpërthen në lot (video)

Në ndërtesën 4 katëshe ku ishin ‘të ngujuar’ 7 anëtarë të një familje, vinin thirrje për ndihmë nga një djalë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, ka raportuar mes lotësh për situatën atje.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Kanë arritur përmes një tubi t’i japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, – rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh për ‘News24’.