Përplasen 3 makina në Lushnje

Një aksident ku janë përfshirë tre makina u shënua mëngjesin e sotëm pranë fshatit Gorre në Lushnje.

Deri tani raportohet vetëm për një person të plagosur rëndë

Sipas policisë, një mjet bujqësor është goditur nga një kamionçinë tip Benz me targa AA 461 DY e ngarkuar me bidonë me qumësht, ndërsa kamionçina është goditur nga një tjetër makinë Benz.

Si pasojë mjeti bujqësor dhe kamionçina kanë përfunduar në kanal.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.