Këta janë dy zyrtarët e PDK-së që u arrestuan sot

Gjatë ditës së sotme, aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky aksion u bë pas deklaratave të ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Policia e Kosovës me këtë rast ka shoqëruar në polici dy zyrtarë të PDK-së.

Metro ka mësuar se Florent Lushtaku dhe Donjet Bislimi janë dy zyrtarët e PDK-së që u arrestuan sot.

Ndryshe, aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”