Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për Pejë, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan

0
108

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është vendosur se kush do të jenë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës, Dragashit dhe Gjakovës.

Burime të IndeksOnline bëjnë me garës për të parin e Pejës do t’i futet Gazmend Agusholli, për Dragashin- Uran Halimi, për Gjakovë do të kandidojë përsëri Mimoza Kusari- Lila si dhe për Lipjan Adnan Rrustemi.

Gradualisht, subjektet politike po zbulojnë emrat e kandidatëve, derisa vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit.