Këta janë të arrestuarit e sotëm të dyshuar për grabitjen e argjendarisë

Një operacion i madh i ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.

Burime të IndeksOnline, bëjne me dije se Policia ka arrestuar në këtë aksion Bujar Bashën dhe Leotrim Cakollin, ndërsa në arrati është Korab Gashi.

Gjatë këtij aksioni raportohet se ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit e dyshuar, ndërsa një polic është plagosur në këmbë.