Këto fonde do të jenë të parat që amerikanët do t’ia bllokojnë Kosovës

Përfaqësuesi Special i Donald Trump, Richard Grenell, i ka dërguar shumë qartë Kosovës një mesazh sot që taksa ndaj Serbisë të hiqet dhe të mos ketë reciprocitet.

Grenell nuk e mbështet asnjë ide të qeverisë së re, as reciprocitetin e as taksën, ai po kërkon që Kosova të largon taksën dhe t’i jepet frymë dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.

E nëse këto vendime nuk respektohen, Grenell po paralajmëron sanksione ndaj Kosovës, në një replikë që i ka bërë Petrit Selimit, Grenell ka thënë se për të funksionuar fondet amerikane për Kosovën, duhet hequr taksa.

sh-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës që tashmë drejton “Millennium Foundation Kosovo” përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘twitter’, ka shkruar rreth investimeve amerikane nga “Millenium Challange” të cilat janë paraparë të bëhen në Kosovë.

“Investimet e radhës për Kosovën nga “Millenium Challange” janë planifikuar nga bugjeti i administratës së Trump. Një marrëveshje kompakte pritet që të që bëjë një nxitje të madhe të infrastrukturës energjetike dhe që do t’i mundësojë partneritetit publik-privat t’i sjellin rritje ekonomike Kosovës”, ka shkruar Selimi, raporton Express.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1227198500905025536?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1227198500905025536&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fketo-fonde-do-te-jene-te-parat-qe-amerikanet-do-tia-bllokojne-kosoves%2F

Ndërkohë ndaj këtij shkrimi ka reaguar emisari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili në një formë ka paralajmëruar bllokimin e fondeve të tilla në rast se taksa nuk hiqet.

“Tarifat duhet të hiqen në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është fundamentale”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se kryeministri Kurti është pajtuar që ta heq taksën ndaj Serbisë, por që ta zëvendëson atë me reciprocitet, mirëpo me këtë nuk po pajtohet diplomacia amerikane, e cila ka kërkuar që ndaj Serbisë mos të ketë asnjë pengesë deri në arritjen e marrëveshjes finale mes dy vendeve.