Këto janë arsyet pse sot policia ‘hallakati’ Brezovicën

Sot në orën 9:30 minuta, Policia e Kosovës së bashku më inspektorët e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë janë duke ndërmarrë një aksion në Brezovicë.

Aksioni u konfirmuar nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Siç merr vesh lajmi.net, arsyet e operacionit policor, së bashku me institucionet tjera relevante, janë kontrollimi i lejeve të lëshuara nga komuna e Shtërpcës, sa është janë duke u respektuar këto vendime. Cak i këtij operacione janë të përfshirit kryesor për keqpërdorime në këtë rajon.

Për ndërmarrjen e këtyre veprimeve hetimore në terren, do të janë prezent:

Prokurori i shteti tnga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Pesë inspektor nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (inspektori i mjedisit, i natyrës, i ujërave, planifikimit hapësinor dhe urbanistik dhe inspektori i ndërtimit).

Drejtori i parkut kombëtar Sharri dhe Policia e Kosovës.

Nga zyrëtarët e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është kërkuar që të jenë të pajisur me mjete të nevojshme për shënjëzimin e objekteve (bllomba dhe pajisje të tjera) që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjet që rregullojnë statutin e Parkut Kombëtar SHARRI-Berzovicë.

Ndryshe, operacioni policor u konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në këtë rajon në bashkëpunim me institucionet tjera relevantë”, ka thënë Mehmeti duke theksuar se detaje të tjera nga policia do të ketë më vonë gjatë ditës.