Këto janë rezultatet e votave nga diaspora nga tri tavolina të numëruara

Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Indeksonline është duke qëndruar në QNR, derisa po përcjellë edhe këtë proces.

Në tri tavolinat që janë numëruar, votat janë dhënë kështu:

Në një tavolinë: VV 92 vota, LDK 15, NISMA 13, PDK 25 dhe koalicioni AAK – PSD 18

Nga përfundimi i votave në një tjetër tavolinë, votat janë si në vijim: VV 56, NISMA 27, LDK 29, PDK 23 dhe AAK 26 vota.

Ndërsa në tjetrën: VV ka marrë 38 vota, 37 vota janë për NISMA-n, LDK 42 dhe AAK 27.

Ndryshe, numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi.