E jashtëzakonshme: Këtë vend tropikal e ka mbuluar bora (foto)

Një sasi e konsiderueshme dëbore ka kapluar qytetet në Malet e Kaltërta, kryesisht në pjesën e Sidneit të Australisë.

Shtresa e dëborës në Katoomba, Blackheath dhe zonat përreth, ka arritur në centimetra, gjersa temperaturat arritën në -8 ° C mëngjesin e të martës, transmeton lajmi.net.

Byroja e Meteorologjisë Australiane ka lëshuar një paralajmërim për mot të ashpër në të gjithë Uellsin e Ri Jugor, përfshirë Metropolitanin, Bregdetin e Jugut dhe pjesët e bregut të Veriut.

Rajoni pritet të goditet me erëra lokale, mesatarisht 60 deri në 70 km / h.

Moti i egër është shfaqur si rezultat i erërave të ftohta dhe intensive nga Deti i Tasmanit.