Këtu mund ta shikoni online meçin mes Haxhi Krasniqit e Nadjib Mohammedi

Sonte do të jetë spektakël i vërtetë boksi në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” ku kryendeshja është ajo mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi.

Tetë meçe do të zhvillohen në stadiumin në Prishtinë, tetë kundërshtarë shqiptarë kundër tetë të huaj.

Meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit pritet të zhvillohet nga ora 22 e 30 minuta.

Këto super meçe mund t’i shikoni në kanalin televiziv Tëvë 1.