Zyrtare: Milot Avdyli transferohet në Aarau

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Milot Avdyli, ka kompletuar sot transferimin e tij te FC Aarau, shkruan Fokusi.info.

Lajmi është konfirmur nga klubi zviceran, permës një njoftimi në faqen zyrtare.

FC Aarau ka njoftuar se 18 vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite gjysmë, pra të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Avdyli në sezonin e kaluar dhe në stinorin vjeshtor të këtij sezoni ishte pjesë e Trepçës ’89.

Vlen të theksohet se reprezentuesi i Kosovës ishte pjesë e Aaraut që nga fillimi i vitit, duke zhvilluar dy paraqitje në miqësoret ndaj Baselit dhe Young Boys.

Te FC Aarau, Milot Avdyli do të bartë fanellën me numrin 20.