Kurti tregon profilet e reja që do të shtohen në arsimin dual

Në arsimin dual, nga muaji shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja,ka njoftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Këto profile që i ka treguar Kurti përmes një postim në Facebook janë: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist.

“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar Kurti.