KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

KFOR-i i ka kthyer përgjigje negative Serbisë për kërkesën e saj për kthimin e një mijë trupave në Kosovë. Kjo është konfirmuar nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës së sotme.

Vuçiqi duke e zbutur përgjigjen ka thënë se KFOR-i beson që nuk ka nevojë për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Më tej ai shtoi se KFOR-i nuk ishte bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit sa i përket rolit të saj – në bazë të të cilës (siç pretendonte Serbia) ishte përpiluar edhe kërkesa).

Ai ka thënë se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje.

“Nuk mendoj se shumë njerëz pyesin për përgjigjen, më duket se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje. Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, e më pas përmes kabinetit ushtarak edhe me të cilin jam njohur, janë përgjigjur se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Republikës. të Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244 ku theksojnë rolin e tyre, por nuk kanë bërë thirrje për pjesën e Rezolutës ku lejohet,” – shtoi Vuçiq në deklaratën e tij.