Gjendet një person i vdekur te Liqeni i Radoniqit

Një person është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Radoniqit.

Rasti ka ndodhur sot, derisa në vend të ngjarjes janë organet kompetente.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjakovës.

“Mashkull, akoma nuk dihet identiteti. Policia është në vendngjarje”, ka thënë ai.