KFOR sërish apelon: Për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon, të vazhdohet dialogu

153

Misioni i KFOR-it përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se po vazhdojnë mandatin për një mjedis të sigurt.

KFOR sërish ka apeluar që për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon, të vazhdohet dialogu.

“Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë. Ne mbetemi vigjilentë dhe vazhdojmë të zbatojmë mandatin tonë për një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. Është thelbësore që të gjitha palët të mbajnë dialogun për hir të sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në postimin e KFOR-it.