Kina refuzon të përdorë ndikimin e saj për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë

Kryeministri kinez Li Keqiang i tha presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një lidhjeje online se Kina kundërshton ndarjen e blloqeve dhe mbajtjen e anëve në konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas diplomatit kinez Wang Lutong.

Gjatë samitit BE-Kinë, Bashkimi Evropian i kërkoi Pekinit të përdorte ndikimin e tij në Rusi për të ndihmuar në dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

“Kina dhe BE-ja kanë një përgjegjësi reciproke për të përdorur ndikimin dhe diplomacinë e tyre të përbashkët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Michel në Twitter përpara takimit.

Samiti BE-Kinë u zhvillua sot me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrit kinez Li Keqiang.

“BE ka planifikuar të përdorë takimin e sotshëm për t’i dërguar një mesazh të ashpër Kinës se duke ndihmuar Rusinë në Ukrainë nuk është në interesin ekonomik të Pekinit”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Përpara bisedimeve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian u tha gazetarëve në Pekin se Kina nuk dëshiron të jetë në anën e BE-së në luftën në Ukrainë.

Pekini i ka dhënë Rusisë mbështetje politike dhe ka refuzuar të dënojë pushtimin e saj në Ukrainë, duke portretizuar politikën e SHBA-së dhe NATO-s si shkaqet kryesore të krizës. Megjithatë Zhao nuk i përsëriti këto akuza specifike gjate samitit të sotshëm./atsh/