Moti sot në Kosovë

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Reshjet në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara edhe me pak baltë, si pasojë e pluhurit saharian.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-9°C, ndërsa ato maksimale prej 14-18°C.