Dy lëkundje tërmeti në Greqi e Turqi, brenda pak minutash

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Greqi e Turqi, në një hark kohor prej 9 minutash nga njëri-tjetri.

EMSC raporton se një tërmet me magnitudë 4.3 ka god itur Turqinë Qendrore. Epiqendra e tërmetit ka qenë 46 km në perëndim të qytetit Ordu.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:23, me thellësi fokale 2 km.

Ndërkohë lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në jug të Greqisë, në afërsi të Korintit.

Lëkundjet në Greqi kanë qenë me magnitudë 3.6 sipas shkallës Rihter dhe thellësi 2 km. Tërmeti është regjistruar në orën 23:14.