Kineastët shqiptarë fitojnë një nga çmimet të rëndësishme të kinematografisë në Amerikë

Artistët shqiptarë kanë shënuar shumë arritje në arenën ndërkombëtare këto kohë, duke fituar çmime mjaft të rëndësishme, kryesisht në fushën e kinematografisë. Së fundmi dy kineastë me origjinë shqiptare, Samir Ljuma dhe Fejmi Daut, kanë “rrëmbyer” një nga çmimet më të rëndësishme në “Shoqatën amerikane të kineastëve” (The American Society of Cinematographers).

Ljuma dhe Daut janë shpallur fitues në kategorinë “Dokumentari më i mirë”, për dokumentarin e tyre “Honeyland” (Toka e mjaltit). Dy kineastëte e morën çmimin nga regjisori i filmit më të përfolur të momentit “Joker”, Todd Philips.

Pasi morën çmimin Samir Ljuma u shpreh mjaft i emocionuar që dokumentari i tyre u shpall si më i miri dhe që ata u bënë pjesë e një eventi me emrat më të mëdhenj të kinematografisë. Ai u shpreh se në ditët e sotme, ku në shumë media mbizotërojnë lajmet e rreme, dokumentarët janë tepër të rëndësishëm, pasi vetëm ata përcjellin realitetin.

Në qendër të dokumentari “Honeyland” është historia e gjuetares së fundit të bletëve në Europë, Hatixhe, e cila jeton larg standardeve të botës moderne së bashku me nënën e saj për të shpëtuar bletët dhe për të ruajtur gjithë natyrën.