Kusari-Lila: Në seancën e 28 prillit në rend dite është Komisioni Hetimor për Energji

Shefja e grupit të deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës është paralajmëruar të mbahet më 28 prill, raporton Ekonomia Online.

“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt. Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet njëri grup parlamentar ri opozitës”, tha ajo.

“Tashmë është e tejkaluar mandati i UNMIK-ut dhe Koosva është vend i pavarur. Megjithatë në përmbajtje nuk e ka asnjë kuptim funksionimi i UNMIK-ut”, tha ajo.