Kjo do të jetë pamja e parkingut nëntokësor në Prishtinë (Video)

0
185

Komuna e Prishtinës është duke planifikuar që ta ndërtojë një parking nëntokësor pranë fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Përveç 700 vendparkimeve, përmes këtij projekti synohen të ndërtohen edhe 500 metra katrorë lokale si dhe parqe.

Klan Kosova ka publikuar një video të projektit që parashihet të realizohet në këtë hapësirë.