Kjo është arsyeja e aksionit të Policisë në ‘Lokalet e Lesnës’

Pak më parë Indeksonline raportoi për një aksion të Policisë së Kosovës në Prishtinë, tek ‘Lokalet e Lesnës’.

Lajmin për redaksinë tonë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policor, ndërsa detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”, u shpreh ai.

Indeksonline përmes burimeve mëson se këtë aksion po e kryen Stacioni i Jugut për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike.

Zona ku po kryhet operacioni, njihet si vend ku bëhet shitja e lëndëve narkotike.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës bën aksion në këtë vend. Edhe gjatë vitit të kaluar, kishin ndërmarr një aksion të tillë.