Qendra Studentore në Prishtinë, mësohet se edhe sot ka pranuar një numër personash që janë kthyer nga vendet jashtë Kosovës prej të cilave kishin ngelur të bllokuar si pasojë e koronavirusit.
Të kthyert duhet t’i nënshtrohen në këtë qendër rregullit të karantinimit prej 14 ditësh.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, të ardhurit e rinj në Kosovë, janë nga Bullgaria, por një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar udhëheqësit e Qendrës Studentore, por përgjigjie nuk ka dhënë as mbikëqyrësi i kësaj qendre, Izet Sadiku.
Gjatë qëndrimit të ekipit të Klan Kosovës në këtë zonë, tek Qendra Studentore janë parë prani e shtuar e forcave policore.
Ky përforcim vjen pas ngjarjes së ndodhur të dielen mbrëma ku sipas autoriteteve policore një i ri humbi jetën në rrethana tragjike.