Kjo është letra e Kurtit drejtuar Thaçit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ia ka kthyer letrën që i ka nisur sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi që e ka lajmëruar të njëjtin se do të ndërmarrë hapat për krijimin e një qeverie të re. Kjo pasi që LVV ka më shumë se dy javë që nuk e ka dorëzuar emrin për mandatarin.

Në këtë letër ndër të tjera thuhet se “bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”./Lajmi.net/

Letra e plotë: