Lajm i hidhur: Vdes mjeku i njohur kosovar, Naser Lleshi

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë mjeku i përgjithshëm, Naser Lleshi, 62-vjeçar.

Sipas kësaj Ode, në vitin 1988 ai kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në degën mjekësi e përgjithshme, në Universitetin e Prishtinës.

“Dr. Lleshi punoi në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe dha kontributin e tij për vite me rradhë”.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në kumtesën e OMK-së.