Momenti kur ministrin holandez nuk e mbajnë këmbët (video)

Ministri hollandez i Shëndetësisë Bruno Bruins nuk u ndje mirë dhe u rrëzua në dysheme derisa në parlamentin e vendit po diskutohej për coronavirusin.

Ai u ndihmua nga kolegët e tij që të ngritet në këmbë.

Pasi u ngrit, Bruins tha: “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Vuaja nga ligështimi dhe rraskapitja. Unë do të shkoj në shtëpi tani për të pushuar që të mund të kthehem në punë nesër dhe të luftoj krizën”./Reporteri.net