Kjo është partia e vetme në opozitë që e përkrahë qeverinë Kurti

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se partia e tij do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se nuk mund të veprojë ndryshe dhe “do të vazhdoj të mbetem konstruktiv”.

“Sot do të ketë ndarje. Është propozuar oferta për kryeministër. Dua të besoj në këtë ofertë. Dua të besoj në çdo fjalë që e thatë sot. Nëse njeriu angazhohet shpirtërisht, çdo gjë është e arritshme, por ka një parakusht. Atë që do ta bësh duhet ta duash. Unë besoj se ju e doni këtë. Ne si AKR gjithmonë kemi qenë konstruktiv. Ende s’janë mbyllur proceset themelore të shtetit tonë. Kam qenë i kritikuar pse kam votuar çdo qeveri. Nuk mund të bëj ndryshim, s’mund të ndërrohem as sot dhe dua të mbetem ashtu, i natyrshëm, si gjithmonë. Ne si AKR kemi qenë konstruktivë, prapë do të jemi. Duhet pajtim, urti, energji pozitive, jo urrejtje. Ne s’do ta bëjmë atë që keni bërë ju. Unë dhe njerëzit e mi s’do ta lëshojnë asnjëherë sallën. Dua t’u them se do t’u votoj juve. Të shohim nga e ardhmja”, ka thënë ai.

AKR-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.