Kjo është pasuria milionëshe që u ngri dje në aksionin kundër fajdexhive në Pejë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar të martën një aksion kundër krimit të organizuar, ku ka arrestuar 16 persona për fajde në Pejë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 21 lokacione në regjionin e Pejës.

“Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së.

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh sot se me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi.

Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

“FAJDEJA & DETYRIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Regjioni Pejë 22.02.2022 – 06:00. Lidhur me veprat penale, pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datën 22.02.2022 janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme në regjionin e Pejës dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi. Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.