Kjo është porosia e Edi Ramës për protestën e nesërme të opozitës

Nesër në orët e mbrëmjes, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar protestë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot duke cituar një thënie të Martin Luther King, i cili i përkushtoi jetën e tij betejës jo të dhunshme për barazi midis racave dhe drejtësisë sociale në SHBA.

Rama ka reaguar lidhur me protestën që opozita pritet të zhvillojë në orët e mbrëmjes të së hënës.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shprehet Rama duke cituar Martin Luther King.