Klinaku akuzon vetën për një vepër penale: Unë jam i lirë, ndërsa Hysniu e Nasimi mbahen peng

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar vetën si person që ka penguar zyrtarët e ZPS-së në kryerjen e detyrës zyrtare.

Klinaku me një postim në Facebook, ka thënë se këtë vepër e ka kryer dhe është në liri, ndërsa ish-kolegët, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mbahen peng edhe me këtë akuzë për më shumë se dy vite.

Një nga akuzat: ‘Pengimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’ Faton Klinaku vet, synonte të pengonte zyrtarët e ZPS-së, dhe këtë ai e bënte me dashje. Pra, vepra e kryer nga unë dhe jam i lirë, ndërsa shokët Hysniu e Nasimi mbahen peng edhe me këtë akuzë për më shumë se dy vite. Drejtësi të tillë, nuk e besoj se do të gjeni diku në planetin tokë”, ka shkruar Klinaku.