Klinaku: Çështja e targave nuk mund të shihet e shkëputur nga zhvillimi i tërësishëm i ngjarjeve

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, në emisionin “Prime”, në RTK tha se çështja e targave në asnjë mënyrë nuk mund të shihet e shkëputur nga zhvillimi i tërësishëm i ngjarjeve dhe të lidhur ngushtë me zhvillimin e dialogut dhe fazën ku ka hyr zhvillimi i dialogut, por edhe me rrethanat tjera ndërkombëtare, siç është edhe lufta në Ukrainë, transmeton Fokusi.info.

Ai tha se dialogu është duke u zhvilluar në një fazë mjaft kritike.

“E në qoftë se qeveria arrin të implimentojë dhe të zbatojë këtë vendim të zbutur, ku sipas mendimit tim qeveria s’ka nevojë fare të bëj dialog, nëse qeveria është e zonja ti implementojë pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian do të ishte absurde që të bisedonim për energjinë elektrike e për çka do qoftë, kur është shumë e thjesht t’i zbatojmë, sepse ne kemi të drejtë, gjë që e thonë edhe SHBA-ja e BE-ja, që është e drejt legjitime që shteti ti bëj targat unike në krejt territorin e vet”, tha Klinaku.

Sipas tij, u shmangën tensionet apo jo është ashtu si e shohim ne, por DASH ka thënë se ne nuk e kemi kërkuar këtë.