“Nuk e di kush është kryeministër i Britanisë, shoh vetëm golf”

Gareth Bale ka dhënë një intervistë për ‘Telegraph’.

Ai nuk ka hezituar ta pranojë se nuk është fans i madh i futbollit dhe se më shumë i pëlqen loja e golfit, me të cilin sport do të merret pasi t’i varë atletet.

Bale ndër të tjera tha se atij nuk i intereson aspak politika, madje nuk e di se kush është Kryeministër i Britanisë.

“Nuk e kam menduar tërheqjen aq shumë, por jam 30 vjeç dhe duhet ta kthej vëmendjen te gjërat që do të bëj pasi të pensionohem nga futbolli. Po mundohem të ndaj gjërat dhe të mos qëndroj thjesht i ulur në divan”, tha Bale.

“Të jem i sinqertë nuk di 99% të Brexitit, nuk e di as kush është Kryeministër i Britanisë, shoh vetëm golf dhe mund t’iu them kush është numri një në botë”.

“Jam i lumtur me jetën në Madrid, stilin e jetës, kulturën, ushqimin dhe motin. Familja ime e pëlqen”.

“Kur të largohem nga futbolli dua të kem një jetë të qetë, më pëlqen të jem në fushën e golfit”, shtoi mes tjerash Bale.