Klinaku: Gjykata Speciale në Hagë, me plot kuptimin e fjalës, është gjykatë kriminale

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar sërish në lidhje me Gjykatën Speciale.

Klinaku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë, është gjykatë kriminale.

“Gjykata Speciale në Hagë, me plot kuptimin e fjalës, është gjykatë kriminale”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku edhe para disa ditësh kishte reaguar ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ai kishte thënë se ZPS po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.

“Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes. Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues. Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”, kishte thënë ai.