Rama: Tani që ka ardhur vjeshta do të lejohen lokalet edhe brenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe ftohjen e motit, ministria e Shëndetësisë do të lejojë që lokalet të hapen edhe brenda dhe jo vetëm jashtë sikur ishte deri tani për shkak të masave anti-Covid.

Lajmin kryeministri Edi Rama e dha nga Vlora, ku është duke bërë një vizitë disa bizneseve.

“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in” tha Rama.

Detajet për lejimin e frekuentimit brenda të ambienteve të lokaleve do të jepen nga ministria e Shëndetësisë